Victoria Beckham nuk njeh kufij, prodhon kremin me gjak

Çudirat për të ruajtur bukurinë nuk kanë të sosur. Së fundmi, Victoria Beckham promovon një krem për trajtimin e fytyrës, ku një nga përbërësit është edhe gjaku.

Në rrjetet sociale, ajo ka lavdëruar mjeken gjermane që është edhe krijuesja e këtij produkti për një çmim të kripur, plot 1360 euro. Ish-këngëtarja e Spice Girls shprehet se pasi e ka mbajtur gjithë natën, në mëngjes fytyra e saj ishte e freskët, e hidratuar dhe e pastër.

Sigurisht asnjë studim shkencor nuk ka vlerësuar efikasitetin e këtij trajtimi me gjak. Një rast i tillë u bë trend edhe disa kohë më parë, ku moda e vajzave të pasura në rrjetet sociale ishte maska për fytyrën me gjak, shkruan tvKlan.Por kjo gjë përfundoi kur klinika që e krijoi në New Mexico u mbyll nga autoritetet për rrezik të lartë të infektimit nga virusi HIV.

Në epokën bashkëkohore shkenca ka përparuar mjaft, por gjakun është mirë ta lëmë ende të qarkullojë në vena dhe të kryejë funksionin primar.