Muç Nano-Artan Hoxhës: Ç’është kjo marrëdhënia jote erotike me njerëz të këtij soji?

“Ç’është kjo marrëdhënia jote erotike me njerëz të këtij soji?”.

Kjo ishte pyetja provokative e Mustafa Nanos për gazetarin Artan Hoxha, i cili zhvilloi një intervistë me Klement Balilin, një ditë para se ai ti vetëdorëzohej drejtësisë shqiptare.

Hoxha u shpreh se pas shumë vitesh që mbulon sektorin e kronikës së zezë, ai herë pas here kërkon diçka që ti sjellë adrenalinë në punën e tij.

Ndërkohë që lidhur me kushtet në të cilat u zhvillua intervista, Hoxha tha se ai kishte një vit e gjysmë që kishte nisur kontaktet me njerëz pranën Balilit, në mënyrë që të zhvillonte një intervistë me të.

Hoxha tha më tej se në asnjë nga shtëpitë që janë bastisur gjatë kërkimeve për Balilin nuk janë gjetur armë.

“Së pari është besueshmëria. Më vunë një kusht sipas tyre unë isha njeriu kryesor që i sulmoja kërkuan kontakt dhe në këto kushte arritëm në kontakt dhe i them që të jap mundësinë që të sqarosh pozitën tënde.

Eskobar i Ballkanit është një emër i pamerituar.

Unë jam kontaktuar disa herë për të negociuar dhe kushtin për t’u dorëzuar që ishte dosja.

Ishte një shpërblim 100 milionë lekësh të vjetra. Balili nuk është vrasës, është një personazh krejt tjetër.

Vetëm dy vetë e dinin që do dorëzohej në datën 15. Suksesi për mua është fakti që njeriu më i kërkuar në Shqipëri sot ndodhet në dispozicion të drejtësisë”.

Ai kishtë vështirësi të artikulonte, por pyetjet unë ia bëja me informacionet që unë kisha ai është ëpropjekur që të çojë dhe mesazhe.

Unë e ndihmova që dorëzimi i tij do shitej si operacion.

Presioni i Policisë dha një efekt që është bllokimi dhe sekuestrimi i pronave”, tha Hoxha.