Moti “me dy mendje”, ja çfarë pritet të ndodhë nesër dhe sot pasdite

Dita e sotme nuk ka nisur e ftohtë, por gjatë pjesës së pasdites priten vranësira në pjesën më të madhe të vendit.

Moti i kthjellët do të mbizotërojë në pjesën e parë të ditë, ndërsa në pjesën e dytë priten edhe reshje shiu.

Sipas Meteoalb pasditja nuk do të ketë shi, por do të kthehet në mbrëmje.

Ditën e nesërme pritet që të ketë vranësira kalimtare, por nuk do të ketë reshje shiu apo ulje të temperaturave.