Maradona konfirmon ndarjen nga Rocio Oliva : Dashuria vdiq!

Marrëdhënia mes Diego Maradona dhe Rocio Oliva ka përfunduar.

Ish-ylli i Napolit dhe fitues i Kupës së Botës në vitin 1986 i ka dhënë fund marrëdhënies me bukuroshen argjentinase, pas 6 vitesh së bashku. Në një intervistë për mediat argjentinase, “El Pibe d’Oro” shprehu zemërimin ndaj kërkesave ligjore dhe ekonomike të ish-partneres së tij, teksa e quajti marrëdhënien e tyre të vdekur tashmë.

“Unë nuk jam njeri për tu goditur, por kam ndjerë sikur e kam hequr kokën. Rocio tani është tërësisht jashtë jetës sime. Dashuria tani është e vdekur. “-tha Maradona.

Ai gjithashtu zbuloi se kishte fjetur vetëm prej një kohe të gjatë, edhe pse nuk ishte ndarë akoma me Oliva.