Kërpaçi thirrje të rinjve: Thuajini boll më Edi Ramës. LSI partia e të rinjve

Nga Floida Kërpaçi –

Në fakt pak përpara se Kryetarja të vinte ne po bënim një diskutim së bashku dhe shumica prej nesh po përmendte të gjithë vështirësitë që keni, shumë prej jush po thonin që prej një jave nuk ujë të pijshëm në shtëpi, disa të tjerë po tregonin dhimbjen si donin të largoheshin menjëherë nga Shqipëria dhe se si nuk e shikonin të ardhmen këtë, kjo është një fatkeqësi që po na ndodh ne të gjithëve, por në fakt është edhe një reagim i menjëhershëm që duhet të zgjohemi, duhet ti japim fund këtij makthi të tmerrshëm të kësaj qeverive që Edi Rama ka instaluar në vendin tonë.

Ka instaluar sistemin e antivlerave, të rinjtë, bashkëmoshatarë të mijë, pse e ka instaluar këtë, e them sepse të rinj si ju, punoni, jeni të zotët, keni të gjitha mundësitë, jeni të arsimuar, doni të shkoni në shkollë, por nuk keni mundësi të shkoni, doni të punoni dhe i keni të gjitha mundësitë, por nuk keni mundësi të punoni, sot doni të largoheni nga Shqipëria. Pse? Sepse sistemi që është ndërtuar nga kjo qeveri nuk na mbështet ne të rinjve, më thoni kë ka mbështetur nga ju që jeni këtu, asnjë nga ne nuk ka mbështetur. Pse ne të gjithë duam të largohemi? Se jemi të pa përkrahur. Kë nga ju ka mbështetur kjo qeveri, që i ka thënë urdhëro ky është arsimi cilësor që ti meriton, urdhëro fugonin për të të ndihmuar, urdhëro se shteti po të ndihmon që të kesh një punësim të paguar. Asnjë nga ne nuk ka ndihmuar dhe në këtë situatë, padiskutim që duhet të reagojmë dhe me të drejtë e tha dhe kryetarja që ne duhet të komunikojmë me shokët, me miqtë, me familjarët tanë. Ti bëjmë thirrje të gjithëve që përballë kësaj të keqeje, këtij kryeministri që është antikombëtar, është antishqiptar dhe është kundra ne të rinjve.

Ka 46 ditë sot që po refuzon të plotësojë kërkesat e studentëve, po refuzon për ne të rinjtë, na refuzon ne të rinjve. Dhe del e bën shoë e propagandë? Thotë urdhëro konvikte 3D për ju? Po pse s’e dini ju se ku jetoni? Nuk e dini ju se çfarë vështirësie ka aty ku jetoni? E shohim se ku jetoni. E pamë, na e treguan. Nuk e dimë ne vështirësinë që keni për të shkuar? Pra vështirësitë janë shumë të mëdha, sfidat janë shumë të mëdha dhe lufta që ne duhet të bëjmë është jashtëzakonisht shumë e madhe përballë këtij sistemi antivlerash, këtij kryeministri që nuk na suportohen ne të rinjve dhe për të cilin nuk duhet të kemi mëshirë. Duhet të luftojmë dhe duhet ti themi boll më.

Ka ardhur koha e të rinjve. LSI-ja është partia e të rinjve. Ju do ta keni gjithmonë mbështetjen e LSI-së dhe së bashku me kryetaren, të udhëhequr me shpirtin dhe dashurinë që kemi për vendin tonë, për të bërë gjëra të mira për vendin tonë, për ti thënë këtij kryeministri që nuk na do ne që këto jemi ne dhe ky është vendi ynë. Hajde të luftojmë bashkë, hajde të dalim të protestojmë, të reagojmë, të kundërshtojmë këtë qeveri që na ka refuzuar, na ka kundërshtuar dhe sot po jetojmë në mjerim ne dhe familjet tona.

Faleminderit shumë të gjithëve. Bashkë do të jemi në kontakt të vazhdueshëm për çdo problem jemi të hapur për t’ju dëgjuar dhe për ti adresuar problemet. E vetmja rrugë është revolta, është protesta e të rinjve, e qytetarëve shqiptarë, për ti hapur rrugën zhvillimit të vendit tonë dhe për ta bërë Shqipërinë shtëpinë tonë. Faleminderit!

*Fjala e deputetes së Lëvizjes Socialiste për Integrim, në takimin me LRI-në e Selenicës.