Interin e ndihmon fati ndaj Sasusolos, rrëmben një pikë

Interi nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj Sasusolos, duke bërë një tjetër hap fals në kampionat.

Në “San Siro” u zhvillua një ndeshje me intensitet të lartë, por me “dy fytyra’. Pjesa e parë u dominua nga zikaltrit që ju afruan në disa rase golit të avantazhit, por pa mundur. Në një atmosferë të shoqëruar nga britmat e fëmijëve që ishin të ftuar në këtë ndeshje, pasi Interi është i dënuar për shkak të thirrjeve raciste ndaj Kouliabaly tre javë më parë.

Sasuolo dominoi fraksionin e dytë duke vendosur disa herë në vështirësi portierin Handanovic. Pasaktësia në aksionet sulmuese edhe pse disa herë ishin në superioritet numerik, bëri që rezultati të mos ndryshonte.

Skuadra e Spalletit ndërkohë shfaqi një rënie të madhe fizike, duke rrëmbyer një pikë me fat. Interi mban vendin e tretë me 40 pikë, 4 më paks e Napoli. /Koha Jone/