Grindavece por me sens humori, Meghan di të bëjë shaka

Dhe shaka me çfarë do thoni ju? Me barkun dhe shëndetin. Në një takim në strehëzën e kafshëve një zonjë i tha: “Sa zonjë e dashur je! Zoti të bekoftë!” Duke prekur barkun shtoi: “Dhe një zonjë e shëndoshë”. Meghan pa u menduar gjatë dhe duke qeshur iu përgjigj: “Po, e pranoj. Jam shëndoshur”.

Mund të quhet grindavece në rrjet, për konfliktet që thuhet se ka me kunatën, familjen e saj dhe stafin, ama paska goxha sens humori.

Fillimpranvera do t`i sjellë asaj fëmijën dhe pas lindjes me siguri do largohen edhe kilogramët që e kanë rrumbullakosur.