Fotografi 2 orë e gjysmë roje për të kapur në objektivin e tij këtë spektakël

Fotografi Fitim Sopjani ka mundur të fotografojë një kafshë mjaft të rrallë për Kosovën.

Lundërza e njohur ndryshe dhe si vidra është fotografuar sot në liqenin e ngrirë të Badovcit, ku fotografi thotë se ka qëndruar 2 orë e 30 minuta, duke pritur që ajo të shfaqet mbi akull.

Në fotot dhe vidoet  e realizuara nga Sopjani, ajo mund të shihet edhe duke gëlltitur një peshk, i cili është ushqimi i saj i preferuar.

Ndërkohë në Shqipëri, lundërza ndeshet kudo në brigjet e lumenjve, kënetave, liqeneve e pellgjeve ku ndërton strofkën duke hapur galeri me dy dalje, nën ujë e për ajrosje.. Ushqehet me peshq, bretkosa, shpendë e vezët e tyre. Është vepruese kryesisht gjatë natës. Është e dëmshme në ekonomitë e rritjes së peshkut.

Gjuhet për gëzofin e saj me vlerë, me qime të shkurtra, të buta, të dendura, me ngjyrë kafe e të shkëlqyeshme.