FOTO/ Këngëtarja shqiptare ndjek LIVE Arsenal-Chelsea! Ja për kë skuadër bën tifo

Këngëtarja e famshme shqiptare Dua Lipa është një nga tifozet speciale që po ndjek ndeshjen mes Arsenalit dhe Chelsea.

Ka qenë vetë këngëtarja e cila ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga tribuna, ku edhe po bënte tifo për skuadrën e saj favorite, e cila mesa duket është Arsenali i Granit Xhakës.

Këngëtarja është kthyer në Londër pas udhëtimit që kishte në Kaliforni, ku qëndroi disa ditë dhe zgjodhi mënyrën më të mirë për t’u argëtuar me familjarët.

Për ndryshe, këto ditë publikohet projekti i ri nga Dua Lipa, këngë e cila do të jetë kolonë zanore e filmit “Alita”.