Eduard Halimi: Dy fjalë për ekipin e ri të Bashës

Zgjedhja e kryesise se re ne PD, dhe rasti Gazment Bardhi si model merite

Nga Eduard Halimi –
Partia Demokratike ka zgjedhur kryesine e re pas propozimeve qe beri Lulzim Basha nje dite me pare. Puna qe kryej nuk eshte “compliance” me funksionet aktive politike, por raportet me lidershipin e Partise dhe lajmet prej saj me japin emocione. Vendosa te shkruaj per fakti se njoh nje pjese te mire te atyre qe iken dhe atyre qe vijne dhe se gjykoj se duhet te flasin per meritokracine e atyre qe u zgjodhen nga njerezit qe i njohin nga afer.

Nuk kam dyshim se marrja e vendimit nga Lulzim Basha ka qene nje proces i veshtire per te. Marrja e vendimeve eshte momenti me i veshtire por dhe me domethenes per nje lider. Une imagjinoj nje process te gjate ne marrjen e ketij vendimi nga Basha ku duhet te jete udhehequr jo vetem nga instikti politik por duhet te jete fokusuar gjate si ne reflektimet mbi gabimet qe ka bere vete me pare dhe po ashtu mbi gabimet qe kane bere te tjeret ne vendin e tij apo ne oborret e partive te tjera. Fokusi imagjinoj te kete qene bindja e tij se vendimi qe propozoi do e beje me te forte, me te besueshme, me aktive, dhe natyrisht fituese Partine qe ai drejton. Ne perzgjedhjen e emrave qe propozoi ai padyshim duhet te jete fokusuar tek meritokracia, integriteti, kontributi, kush ka bere skip e kush jo ne gjithe keto vite, por edhe dhenien e mundesive per njerezit e rinj qe kane dhene prova.

Ky eshte vendim padyshim qe do gjykohet pastaj. Dhe kjo nuk eshte as hera e pare dhe as e fundit ku vendimet e nje kryetari Partie diskutohen debatohen, shahen, pelqehen. Me e rendesishme ne nje organizzate politike eshte meritokracia, sepse ajo kur ekziston i motivon njerezit e rinj te ndjekin shembullin, dhe kur nuk ekziston i demotivon. Une doja te flisja vetem per kete.

Nga kryesia e vjeter, sekretariatet e meparshem i vetmi qe u rizgjodh ishte Ivi Kaso, Sekretari per ceshtjet zgjedhore ne PD prej me shume se 10 vjeteve. Dhe jo vetem se une e njoh, por e verteta eshte se ai e ka me merite te tij ate propozim. Ivi ka ardhur ne Partine Demokratike si nje student i ekselences nga Univeristeti i La Sapienza i Romes, dhe ka qene ishkryeministri Berisha qe pa tek ai profesionalizmin e larte, perkushtimin dhe integritetin dhe i besoi kete detyre vite me pare. Ne gjithe keto vite Ivi ka qene ne cdo process, ne cdo seance, ne cdo cep, ka investuar ne PD, nuk i ka bere kurre skip puneve dhe u gezova kur degjova Lulzim Bashen qe propozoi serish per ate post. Ivi e ka merituar.

U gezova kur degjova Lulzim Bashen qe propozoi Gazment Bardhin per nje detyre aq te rendesishme ne PD. U gezova si per Gazin dhe per liderin e Partise qe i dha kete mundesi. Po e them qe ne fillim se kandidate per ate post mund te kishte me mijera, dhe nuk dua te them se vetem Gazi mund ta beje punen e Sekretarit te Pergjithshem por dua te them se Gazment Bardhi u be kandidat per SP per meriten e askujt tjeter, pervec merites se tij.

E kam pare per here te pare ne 2008 kur dekani i Fakultetit te Drejtesise e solli ne Ministrine e Drejtesise bashke me nje grup studentesh te ekselences, pa asnje lidhje politike apo nepotike, pas nje marveshje qe MD kish bere me Fakultetin. Gazi ishte pjese e atij grupi me meriten e vet. Kishte sakrifikuar te dilte student i ekselences dhe kishte merituar ate vend. Askusht nuk e njihte.
Gazi filloi pune si specialist ne MD dhe ishte merite e tij qe beri difence nga grupi i studenteve te ekspences.

Ne 2011 kur u riktheva ne ministri drejtuesit e drejtorive me folen me superlative per nje djale qe ishte i palodhur, perballonte gjithe punen e oponences, ishte skrupuloz, punonte deri naten vone ne Ministri dhe 60 % e dokumentave qe dilnin nga ministria ishin konceptuar apo sigluar prej tij. Ishte merite e tij, e punes dhe sakrifices se tij, e oreve te gjate, inegritetit professional qe morri te gjitha detyrat gjate atyre viteve. Ne 8 vitet e qeverisjes se PD, Ministria e Drejtesise nuk ka patur bashkepuntor me te afte, me te perkushtuar, te palodhur dhe me integritet dhe kjo ishte merita e tij. Deshmimtare per kete eshte jo vetem puna e tij por dhe me shume se qindra punonjes te MD

Ne 2013 per here te pare, grupet parlamentare morren keshilltare te brendshem. Shume i morren per qoka se kjo ishte tradita. Lulzim Basha morri Gazment Bardhin vec te tjereve.
Nuk ka patur ndonjehere PD nje njeri qe te prodhoje aq shume memo, materiale, keshillimore sa Gazment Bardhi. Deshmimtare per kete jane gjithe grupi parlamentar i vjeter dhe i riu dhe kjo eshte merite e punes dhe sakrifices se Gazit.

Ne 2014 kur krijuam grupin e punes per Reformen ne Drejtesi ai ishte nja nga 8 ekspertet, por ishte merite e tij qe beri diferencen nder te tjeret.
Ai ishte minister per pak muaj ne 2017 por ishte merite e tij qe spikati per profesionalizmin dhe korektesine, integritetin profesional ne ditet e rremujshme te zgjedhjeve te vitit 2017.

Si keshilltar ligjor i grupit parlamentar ai krijoi modelin qe duhet ndjekur edhe nga partite e tjera. U evdientua ne media, me shume se deputetet, foli kunder kundershtareve poltike me emra, i palodhur, i pakursyer, i perkushtuar. Nuk i beri kurre skip puneve qe iu ngarkuan. Ishte modeli i keshilltarit qe beri diferencen.

Lulzim Basha e propozoi per SP, dhe kjo eshte nje gje qe me gezon padyshim por per Gazin nese marrja e propozimit ishte sukses, marrja e detyres duhet te jete sfida. Dhe sfida per kete detyre eshte e madhe. Une jam i bindur se Lulzim Basha ka pare ato cilesi qe une njoh dhe te gjithe ata qe njohin nga afer Gazin kane pare tek ai, por eshte sfide per Gazin qe te na tregoje se do beje diferencen ne kete detyre.

Ne vendimin e Bashes per te propozuar ka padyshim emra qe te gjithe mund te jene skeptike, emra qe disa mund te jene dakord e te tjere jo, por kjo eshte pergjegjesi e liderit te organizates ku me deshire militojne antaret e saj. Nese do kete ne ata emra qe morren besimin qe do zhgenjejne kjo nuk perjashtohet, dhe nuk ka per te qene as hera e pare dhe as e fundit, por e rendesishme eshte qe propozimet te bazohen ne merite dhe per ata qe njoh une dhe qe njohin ata qe jane brenda, pa conflictin e interesit, jane ne listen e propozuar per merite te tyren, jane aty si pjese e punes, perkushtimit te tyre, integritetit te larte professional dhe kjo eshte padyshim nje gje e mire per Partine Demokratike, qe tregoi se mund te ngjitesh ne maje, as per nepotizem, servilizem apo intriga, por bazuar ne merite si rasti i Gazment Bardhit.

Ky eshte lajm i mire dhe me gezon per Partine Demokratike.