Çmimi i makinave të përdorura është rritur me të paktën 139%

Ndalimi i importit të makinave më të vjetra se 10 vite, nuk ka sjellë një rritje të importit të makinave të reja por sipas Scan Tv, kjo masë ka sjellë rritje me dy herë për makinat e përdorura që ndodhen aktualisht në treg.

Çmimet e makinave të përdorura janë rritur me 139% dhe bëhet fjalë vetëm për çmimet e zhdoganuara, çka do të thotë se, në tregun me pakicë, çmimet do të jenë ndjeshëm më të larta. Me hyrjen në fuqi të ligjit, vlera mesatare e makinave të vjetra të importuara është ngjitur nga 3300 euro, në 7900 euro.

Nga të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, për muajin Dhjetor rezulton se, në Shqipëri kanë hyrë vetëm 246 autovetura të reja, për një vlerë totale prej 710 milionë lekësh, ose 5.6 milionë euro.