Asteroidi që mund të sjellë shkatërrimin brenda shekullit

Asteroidi i quajtur Apophis mund të godasë Tokën gjatë viteve të ardhshme, kanë paralajmëruar shkencëtarët rusë.

I quajtur me emrin e zotit të së keqes, errësirës dhe shkatërrimit të Egjiptit të Lashtë, Apophis 99942 pritet të vijë në një distancë brenda 37.600 km, vetëm 1/10 e distancës midis planetit tonë dhe Hënës më 2029.

Shkëncëtarët nga Departamenti i Mekanikës Qiellore në Universitetin Shtetëror të Shën Petersburgit kanë paralajmëruar se shkëmbinjtë e hapësirës orbitale, 370 metra të gjerë, mund të godasin planetin me shpejtësi prej 7.43 km për sekondë, rreth vitit në 2068.

“Afrimi i këtij asteroidi, shkakton një mori trajektoresh të mundshme, mes tyre një trajektore konvergjence në vitin 2051. Rifutjet e tjera të rezonancave orbitale përmbajnë një përqindje të lartë mundshme të përplasjeve të tjera mes Apofis dhe Tokës, më e rrezikshmja në 2068-n,”-thonë shkencëtarët.

Asteroidi do të bëjë disa fluturime rreth Tokës, duke rritur rrezikun e hedhjes së mbeturinave kozmike në satelitët orbitues.

Planet për shkatërrimin e kërcënimit potencial me armë bërthamore janë hartuar nga hulumtuesit në Universitetin Shtetëror Tomsk në Siberi duke përdorur një superkompjuter.

Megjithatë, hulumtimi më i fundit rus është në kundërshtim me llogaritjet dhe rishikimet e shumta të NASA-s nga viti 2013.