Arsenali i jep dy “shuplaka” Chelsea-t, ndizet gara për vendin e katërt (VIDEO)

Arsenali ka rrëmbyer një fitore të madhe ndaj Chelsea-t në super ndeshjen e javës së 23-të në Premier League. Në “Emirates” skuadra e Unai Emery triumfoi 2-0 me me gol të dy lojtarëve francezë, Lacazzette dhe Koscielny. Një “shuplakë” për formacionin e italianit Maurizio Sarri, që tashmë rrezikon shumë zonën Champions.

Chelsea edhe pas kësaj disfate mban vendin e katërt, me 47 pikë, por Arsenali dhe Manchester United ndjekin me vetëm 3 pikë më pak, nga 44.

Mbetet të shohim në javët në vijim nëse do të rizgjohet skuadra e Sarrit.