A është Ballkani pjesë e Europës?!

Nga Paulin Z. Zefi

*Në vitin 1820, princi austriak Klemens Wenzel Nepomuk von Metternich(1773-1859) ka thënë me shumë të drejtë se “Azia fillon në Landstrasse”, në lagjen lindore të kryeqytetit të Austrisë, Viena, nga ku nisin rrugët kryesore dhe linjat hekurudhore në drejtim të Hungarisë, Europës Lindore dhe asaj Juglindore!…

*A është Ballkani pjesë e Europës?!…

Gjeografikisht po, por në aspektin kulturor, për disa vende edhe në atë shpirtëror, duhet ta pranojmë se jemi thjeshtë një “zgjatim i shëmtuar i kontinentit të Azisë”. Europa e mirëfilltë, ajo Europë që i ka dhënë dritë të gjithë botës, fillon aty ku u ndalën një herë e përgjithmonë hordhitë e turqve-osmanë, pra në qytetin vezullues të Vienës. Në lindje të Vienës fillon turbofolku, tallavaja, bakllavaja, byreku, çaji i rusit, duhani me të dredhur, shallvaret, telenovelat turke dhe indiane të mbushura me imoralitet, trimëria e fisnikëria që gjendet vetëm nëpër tekstet e këngëve të rapsodëve(jo në realitet), patriotizmi folklorik, urrejtja reciproke komb me komb-shtet me shtet-qytet me qytet-qytet me fshat-fshat me fshat-lagje me lagje-shtëpi me shtëpi, gjuajtja me armë e hedhja e shfrenuar e parasë nëpër dasma, çdo 50 m. të del përpara një lyps gabel apo magjyp i mbuluar nga zdrala dhe që aktron si sakat, qorr apo shurdhmemec, kudo të shfaqen para syve mbeturinat e hedhura në rrugë, në lumej e liqene, ku rekord mbajnë Bosnjë-Hercegovina, Shqipëria, Kosova e Maqedonia, pyjet që digjen në verë dhe që fiken vetëm kur të pushojë era apo nëse bie shi, rënia e borive të makinave dhe xhirimi i gomave.etj.etj etj. Lista e budallëkut kolektiv oriental është shumë e gjatë!……

“Qofsha i gabuar, por nuk ma merr mendja”!…