Wanda Nara ndez “luftën” me Interin: Më pëlqejnë njerëzit që flasin në fytyrë

Telenovela Wanda Nara-Inter për rinovimin e Mauro Icardit duket se është shumë larg finalizimit. Bashkëshortja, e cila është dhe menaxhere e kapitenit zikaltër, që gjatë javës së kaluar ka provokuar drejtuesit, ndërkohë që sot u ka duruar edhe një mesazh në rrjetet sociale.

“Më pëlqejnë personat që flasin me tre gjuhë: në fytyrë, në mënyrë direkte dhe me guxim”, kështu ka shkruar bukuroshja argjentinase në Instagram, pa dhënë asnjë referim.

Tifozët në rrjetet sociale e kanë komentuar si një sinjal për drejtuesit e klubit të Interi. /Koha Jone/