VIDEO/ Përplasje mes studentëve dhe pedagogëve tek Universiteti i Arteve

Disa studentë janë përplasur me një pedagog tek Universiteti i Arteve, përplasje që ka degjeneruar deri në kontakte fizike.

Në videon e shpërndarë nga faqet e studentëve në rrjetet sociale, shihet pedagogu tek dera e një prej sallave të leksioneve.

Sipas faqes në Facebook, Universiteti.Info, pedagogu nuk lejonte studentët që të bashkohen në protestë.

Dialogu:

Pedagogu: Çfarë je ti?

Studentja: Jam një studente!

Pedagogu: Ik qërohu këtej…

Studentja: Mos më prek me dorë fare!