“Vajza më e bukur në botë” fiton sfidën e famshme të 10 viteve në Instagram

Në Instagram po qarkullon sfida e radhës e cila vjen nën hashtagun, #10yearchallenge, ose në shqip sfida e 10 viteve.

Në ndryshim nga sfidat e tjera, kjo është e padëmshme, e vetmja gjë që duhet të bësh është të postosh një foto aktuale dhe një të 10 viteve më parë.

Shumë figura të njohura nuk kanë hezituar të postojnë në rrjete sociale foto të tyre të mëparshmet për të parë ndryshimin e një dekade.

Mes tyre është edhe Thylane Blondeau, vajza franceze e cila është cilësuar si më e bukura në botë.

Ajo e mori titullin si ‘vajza më e bukur në botë’ kur ishte vetëm 6-vjeç dhe fotoja e soj doli në kopertinën e revistës Vogue Enfants.

Këtë javë, 17-vjeçarja postoi një foto të vetes para 10 viteve dhe siç pritej, edhe një herë pushtoi rrjetin.

Fotoja dyshe, tregon Thylane kur ajo ishte gjashtë vjeçe, vitin kur mori famë botërore pasi u shfaq në Vogue dhe një foto aktuale.