”Unaza e Re”, banorët: Të ndërhyjë FBI-ja

Banorët e ”Unazës së Re”, kanë nisur mbledhjen e firmave për një peticion, të cilin do ia dërgojnë Presidentit së Shqipërisë, Ilir Meta, për të kërkuar që t’u drejtohet autoriteteve amerikane dhe FBI-së për ngritjen një grupi të posaçëm hetuesish në Shqipëri.

Ata besojnë se FBI-ja do hetonte në mënyrë transparente dhe paanshme skandalin me tenderin 18 milionë eurosh.

”Kemi besim te Institucioni i Presidentit dhe Presidenti se kërkesa jonë do të merret parasysh. ‘Unaza e Re’ do të ndjekë ç’do rrugë Kushtetuese e ligjore në mbrojtje të banesës, pronës, lirive dhe te drejtave te garantuara nga e drejta”, shkruhet në kërkesën e tyre.

Loti i pari i projektit të ”Unazës së Re” u pezullua, pasi rezultoi se firma fituese e tenderit kishte falsifikuar dokumentet, duke u prezantuar si nje firme amerikane.