Themeluesi i Microsoft, Bill Gates pret në radhë për hamburger

Miliarderi Bill Gates është i njohur për modestinë e tij. Shpesh ai preferon që të rreshtohet krah njerzëve të thjeshtë pa dashur të përfitojë nga fama.

Një ndër njerëzit më të pasur në botë, Gates është parë duke pritur në radhë për një hamburger, në vendin “Dick’s Drive-In” në Seattle.

Themeluesi i Microsoft është një person që shumicën e kohës merret me bamirësi.