Teuta dhe Skënderbeu “paqe” në miqësoren e luajtur në Durrës

Teuta dhe Skënderbeu janë ndarë në barazim pa gola në miqësoret e fundit të fazës përgatitore. Asnjë gol në “Niko Dovana”, por tre shtylla nga ana e djemve të Bledi Shkëmbit, që meritonin fitoren në këtë test miqësor.

Bardhekuqtë e Shehit, në 45 minutat e para ishin të rrezikshëm me Oto Xhon dhe Vangjelin, ndërsa ishte Asani ai që iu afrua golit të fitores në fund. Te durrsakët spikati Vila, që u ndal nga traversa, ndërsa dy herë shtyllën e goditën Jaxhzi dhe Kamara.

TEUTA-SKËNDERBEU 0-0

TEUTA: Hidi, Frashëri, Osmani, Jazxhi, Beqja, Traore, Sidibe, Kallaku, Avdyli, Kamara, Progni. (U aktivizuan: Celeski, Gashi, Vila, Vecaj, Bicaj, Shkalla, Qato). Trajner: Bledi Shkëmbi

SKËNDERBEU: Teqja, Kr. Vangjeli, Radas, Pëllumbi, Sambou, Guexh, Muzaka, Dita, Gripshi, Hoxha, Oto Xhon. (U aktivizuan: Aliti, Asani, Ko. Vangjeli, Mara, Dajsinani). Trajner: Orges Shehi

GJYQTAR: Andi Koçi

Kartonë të verdhë: Sidibe / Aliti