Solskjaer i bindë të gjithë, Martial rinovon kontratën me United

Anthony Martial është pranë marrëveshjes për të rinovuar edhe për 5 sezone të tjera kontratën me skuadrën e Manchester United. Lajmin e ka konfirmuar “Sky Sports”, sipas së cilës 23-vjeçari, që luan në “Old Trafford” që prej vitit 2015, kërkon të shtyjë deri në viti 2025 kontratën aktuale.

Martial rinovoi me një vit kontratën që skadonte në vitin 2019, duke e shtyrë atë deri në vitin 2020. Gjithsesi, ndryshimet në drejtim dhe fakti që po luan më shpesh kanë bindur talentin francez të qëndrojë në Manchester më gjatë.

Anthony Martial ka luajtur 23 ndeshje për “djajtë e kuq”, duke realizuar edhe 9 gola, duke qenë përcaktues me lojën e tij nën drejtimin e Solskjaer.