Skënderbeu në emergjencë, humb edhe Blerim Krasniqin para Partizanit

Skënderbeu merr një tjetër goditje të rëndë një javë para nisjes së pjesës së dytë të Superiores. Mësohet se gjatë seancës stërvitore të së enjtes, sulmuesi Blerim Krasniqi ka pësuar një dëmtim, që do ta mbajë disa javë larg fushave të blerta.

22-vjeçari sipas sinjaleve që vijnë nga klubi korçar ka pësuar tërheqje muskulore, që do të thotë se do t’i duhen të paktën dy javë për t’u riaftësuar plotësisht.

Një tjetër problem serioz për trajnerin Orges Shehi, që është në emergjencë me dëmtimet dhe e ka të vështirë të zgjedhë elementët e duhur për formacionin kundër Partizanit, në takimin e parë të fazës së tretë, që do të zhvillohet në Korçë.