Skandal seksual, këngëtarja serbe ”kapet” me futbollistin (FOTO +18)

Këngëtarja e njohur serbe, Jelena Karleusa është përfshirë në një skandal seksual pas publikimit të disa videove intime. Karleusa shihet tërësisht e zhveshur në shtrat, teksa dëgjohet duke bërë një bisedë mjaft intime me futbollistin boshnjak Ognjen Vranjes. Më pas janë publikuar edhe disa foto të bisedave që ajo ka shkëmbyer me të njëjtin person.

Por Jelena i ka përgënjeshtruar këto pamje, duke thënë se i kanë vjedhur fotot në telefon dhe kanë bërë montazh. Ajo thotë se këtë ngjarje do ta ndjekë në rrugë ligjore. Megjithatë ende nuk dihet se si qëndron e vërteta.

”Në shumicën e videove të publikuara, nuk jam unë dhe janë montazh. Të gjithë me pak aftësi dhe me një kompjuter mund ta bëjnë. Disa nga përmbajtjet janë fotografitë e vjedhura nga telefoni im, të përditësuara dhe të vendosura për të më dëmtuar mua dhe familjen time. U bëj thirrje mediave dhe njerëzve nga rrjetet sociale që të mos marrin pjesë në këtë. Të gjithë ata që qëndrojnë pas kësaj do të jenë ligjërisht përgjegjës”.