Serbia paralajmëron Kosovën: Të hënën, një shtet tërheq njohjen

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha sot se të hënën, më 21 janar, mund të pritet që një vend tjetër ta tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ai për televizionin Happy, tha se administrata amerikane kishte ofruar të pezullojë aktivitetet e Serbisë në këtë drejtim për gjashtë muaj ose të ndalojë lobimin për tërheqjen e njohjes së shtetësisë së Kosovës.

Duke deklaruar se Beogradi ka arritur të rivendosë çështjen e Kosovës si “temë kryesore të agjendës”, kryediplomati serb tha se homologu i tij rus, Sergei Lavrov, gjatë vizitës së tij në Serbi të realizuar dje me presidentin rus, Vladimir Putin, tha se për Beogradin “suksesi historik ishte për 12 vende ta tërheqë njohjen e Kosovës”.

Ndërkohë, fushata kur shtetësisë së Kosovës ka qenë arsyeja kryesore që Qeveria e Kosovës e ka përdorur për justifikimin e taksës ndaj produkteve serbe.

Ndryshe, gjatë vitit të kaluar Serbia paraqiti disa çnjohje të Kosovës nga disa vende të vogla, dhe pikërisht kjo qasje ndikoi që Kosova të mos merrte votat e nevojshme për INTERPOL.