Pogba mbështet Solskjaer: Po na i bën gjërat edhe më të thjeshta

Paul Pogba ishte një prej futbollistëve që kërkoi më shumë shkarkimin e trajnerit Jose Mourinho nga pankina e Manchester United. Francezi kampion bote promovoi pa asnjë gjuhë diplomatike trajnerin e ri Ole Gunnar Solskjaer, e statistikat i japin të drejtë, me 5 fitore në po kaq ndeshje.

“E mbajmë më shumë dhe e qarkullojmë topin, e dimë se ku duhet të sulmojmë dhe kemi një sistem loje më të mirë. Trajneri Solskjaer po na i bën gjërat më të lehta për të gjithë, e këtë nuk e them në planin personal. Vërtet që kam shënuar gola dhe kam krijuar asiste, por kjo vlen për të gjithë skuadrën

Është bukur të shohësh që jemi afruar në vendet e para. Kishim nevojë për pikë dhe treguam se mund të fitojmë me më të mirët”, deklaroi mesfushori francez.