Njolla origjinale është në ujë

Nga Francesco Argondizza

Njolla origjinale e ka shkakun e saj në burimin e ujit, që është në fillim dhe në zanafillë të të gjitha gjërave. Që kjo njollë gjendet në ujë na dokumentohet edhe nga fjalët në vijim:
nga fjala shqipe Fhtèsie, që do të thotë njollë, faj, mëkat, rrënjë e përbashkët me Ftòghie, ftohtë; thuhet u˗ftoga, që do të thotë jam ftohur. Në Vlorë është një burim uji që në greqisht quhet Krionèro, burim uji, por në shqip merr emrin Ujite˗Fhtòghte, ujë i akullt. Fhtèsie, domethënë, rrënjë ujore, na konfirmon se është pikërisht në ujë faji ose mëkati origjinal. Fjala tjetër, që dokumenton këtë domethënie, është fjala latine fallere, që do të thotë mëkatoj, gaboj: në shqip Falia ose Valia, kemi thënë më parë se është vallja e valëve (krh. Lat. Valere, që është për ujin e fuqishëm). Sikurse edhe pot˗sum, krh. potmòs, lumë dhe shqipen bathe, faj. Në shqip “bëri një faj”, ka bërë një gabim, gjendet afër shprehjes “dërgoj të fala” (dërgoj përshëndetje) dhe afër faleminderit, të jap nder, duke iu referuar në mënyrë të qartë kultit të ujit që vërtetohet edhe nga folja adorare (adhuroj) që përbëhet nga ad që do të thotë në, tek, afër, pranë dhe dore, ujë (krh. Dora Baltea, Riparia etj., nga ku vjen fjala shqipe dora (italisht mano), që degëzohet si uji; le të përmendim më në fund Dorët , popujt e ujërave.

Anànke është uji që vrapon, nga forca e të cilit gjithçka rrjedh (panta rèi): ajo lë pas atë që është e papastër dhe nuk mund të mbijetojë dhe ruan vetëm atë që është e pastër dhe e përshtatshme për t’u bërë e pavdekshme, domethënë, fryma universale, nga ku lind fryma e veçantë dhe individuale. Prandaj, Anànke ecën dhe do të ecë derisa ky pastrim të most ë kryhet.

Bij të ujit, ne jemi të vetëdijshëm për fajin që është në ujë, i cili për këtë është i dobët, dhe si rrjedhojë vdekshmëria është në thembër ose në këmbë (në fund) ose në Zampa (shputë), nga ku rrjedh fjala Zampillo (rrjedh, del curril); fakt nga i cili lindin epitetet këmbë˗argjendi i dhënë Tetëve, këmbë˗shpejti drejtuar Akilit dhe podàrkes edhe Priamo˗s .

Uji është fillimi i jetës për faktin se, duke qenë tejet fisnik dhe duke pasur në vetvete parimin e lëvizjes, lëviz të gjitha gjërat tjera: “Perpetuum mobile”.

Ndërsa, mëkati ose faji origjinal, do të thotë ujë i turbulluar, i lidhur, i penguar, kështu që, peccare (mëkatoj) vjen nga (m)bègh ˗, ose (m)bàgh (krh. bacalus), që do të thotë mbetem, pamundësi për të lëvizur, prandaj, duke mos mundur të përparojë, nuk mund të përsoset dhe është i dënuar të humbasë. Edhe këtu janë etimologjitë antike që na shtyjnë të bëjmë këto vlerësime. Në greqisht, në fakt, amartìa është nga a˗ja mohuese, që do të thotë pa, dhe mart, që do të thotë ujë, domethënë, pa ujë, ose më mirë pa jetë; në Latinisht pauper vjen nga pa, që do të thotë pa, dhe ip, që do të thotë ujë që ngjitet lart, që Rrjedh çurg; e kundërta e tyre është di˗ves, nga dy, siç është dy në shqip, si Binjakët Romolo e Remo, Castore e Polluce, dhe si Perëndesha Dia, e identifikuar me Aka Larencia, domethënë, ujë i kulluar dhe i pastër, mëndeshë (ushqyese) e njeriut.

Dia (dhia), pastaj, në shqip do të thotë dhi sepse është me brinjë dhe i jep gji Zeusit (dhia Amàlteia) dhe e dimë që nga antikët se ujërat paraqiteshin me brinjë.

Duke mos ia dalë nëna Teti, ose më mirë deti, të pastrojë Akilin e vogël për ta bërë të pavdekshëm, ai u besohet për këtë nevojë përkujdesjeve të Feniksit, shërues i trupit dhe i frymës (shpirtit), nga babai Peleo, të cilit poeti omerik i jep epitetin petrai t’elibàtoi (III. XVI, 35), që, sipas etimologjisë sime do të thotë shkëmb krijues i dellit të ujit, që të na bëjë të kuptojmë se Heroi pati nga i ati një zemër guri, dhe nuk pati për nënë një perëndeshë, por deti vezullues, që është i pamëshirshëm në tërbimin e tij; kështu që i përshtatet mirë epiteti nelèes, pa mëshirë, dhe që unë etimologjikisht e përkthej: o ti që nuk e lë prenë!

Është pastaj një vend tjetër i Iliadës (XII, 345˗347), që më mirë na paraqet natyrën e egër të Akilit, i cili, kur pati hedhur përdhe Hektorin, në këtë mënyrë i drejtohet me fjalë të ashpra fatkeqin, që i përgjërohet të mos lejojë që qentë ta gllabërojnë tek anijet e Akenjve. Akili, nga ana e tij, duke e parë shtrembër, e shan dhe i drejtohet me këto fjalë të ashpra dhe të vrazhda: “Mos drejto përgjërime, o qen, duke bërë betime as për gjunjët e mi as për prindërit e mi, sepse në çdo rast tërbimi im dhe shpirti im do të më nxisnin që t’i gllabëroj mishrat e tu, pasi t’i ketë bërë copash, kaq të tilla gjëra ti ke vepruar kundër meje!” dhe shpirti i tij pa mëshirë, kështu e përfundon kërcënimin: “Qentë dhe zogjtë do të gllabërojnë çdo pjesë tënden!” (III. XXII, 354).

Hektori, pastaj, duke e njohur mirë natyrën mizore të armikut të vet, duke qenë afër vdekjes, kështu i flet: “Sigurisht, unë të shikoj, duke të të njohur mirë, as me të vërtetë nuk kisha shpresë të ta mbushja mendjen; meqenëse ti ke pa dyshim një frymë hekuri, që e shfaq në fjalët e tua. Dëgjo tani: mos ndodhtë që unë të ngrihem kundër teje, në prani të Perëndive, si një hakmarrës, kur do të vijë ajo ditë, në të cilën Paridi dhe Febo Apolli do të të shtrijnë përdhe, megjithëse ti je i patrembur, tek dyert e Shee˗ut!”; ndërkaq, dyert Shee ishin dyert e hijes, dyert që shikonin drejt perëndimit, ku dielli perëndon dhe hijet zbresin. Enea, duke i bërë vizitë Eleno˗s dhe Buthroto˗s, prej mureve të shkëlqyera pellazge që akoma admirohen, mahnit se gjen të njëjtat toponime të Trojës. Por, asnjë çudi për ne; meqenëse ishin popuj të afërm (cognatas urbes) si ata të Trojës si ata të Buthroto˗s. Nga ana tjetër në arb. termi Troja përkufizon zonën, mbi të cilën përpara u ndërtua shtëpia e pastaj më vonë përkufizon vetë qytetin.

Paridi është personifikimi i burimit të ujit që rrjedh nga pyjet e malit Ida, të cilit Homeri i atribuon emrin polupidakes: tek shumë burimet. Ida, përbëhet nga “I” Ujë e nga “dhe” (tokë); uji i tokës. Emri Parid, nga ana tjetër, formohet nga “Par”, ujë, fjalë e cila në shqip përkon me “i parë ˗ i pari”, sepse uji qe i pari mes të gjitha gjërave. Nga ku rrjedh edhe parafjala greke “para”, në kuptimet e saj të shumta.

Paridi është simboli i Pastërtisë dhe i pafajësisë dhe, prandaj, i caktuar nga Zeusi që të jetë gjyqtar në gjykimin e famshëm të mollës së artë, e cila është pika e spermës në Burimin, që Liturgjia e zanafillës e quan Burimi Hyjnor.

Dhe këtu Paridi është alegori e Burimit Hyjnor meqenëse ai i dorëzon Afroditit pikën e spermës, që fshihet nën velin e mollës e që do të bëhet fryt i pjekur në gjirin amënor, gjersa Perëndesha ta fryjë me dashurinë e saj dhe ta bëjë të rritet si krijesë njerëzore, me prejardhje qiellore. Afërdita, në fakt, etimologjikisht, shpjegohet si “fri”, nxis, fryj, ndërsej dhe “dhit”, ujërat, të cilat kaq të marra me dashuri për tokën, duan të martohen me të.

Në pyllin e Idës gjendet tek Latinët lucus˗i, pylli i shenjtë, dhe në Parajsën tokësore Pema e jetës, ose më mirë Falusi dhe Ernjonët.

E gjithë kjo më konfirmon në idenë se feja e lashtë ishte me natyrë falike. Nga kjo vjen sekreti i Mistereve, që siç thamë, etimologjikisht kanë këtë kuptim: spermë në ujë, ose më mirë mishërim. Kur ranë dhe u prishën, qenë zhdukur prej autoriteteve nga imoraliteti.

Athina me titullin Pallas, Mendja Hyjnore, është mbrojtësja e qytetit të Trojës brenda rrethimit të mureve të saj gjigante. Ajo, sipas një parashikimi të vjetër do të kishte rënë në ditën kur do të ishte grabitur Paladi, mbrojtje e përjetshme e Qytetit.

Dhe, në fakt, Troja ra kur Paladi qe rrëmbyer nga Uliksi dinak dhe nga Diomedi i dhunshëm, sepse për shkak të veseve të saj, Perëndia ia hoqi intelektin, që personifikohej në Paladin. E kështu qe Hyji (Perëndia) që deshi që njeriu të humbasë: quem Deus vult perdere dementat .

Ndërsa, Paridi, nuk mund të bëjë asgjë për shpëtimin e qytetit, sepse është një hero që jeton jashtë rrethit të mureve ciklopike. Tashmë ai ka detyrën fatale t’i japë Pelidit dënimin e madh, dhe në fakt, ai e vret tek dyert Shee˗ut, me shigjetat që i drejtohen nga një Perëndi, Apolli, sipas parashikimit të kobshëm të Hektorit ndërsa po vdiste.

Ia ka vlejtur për Akilin, i cili duke e larguar nga Fati Feniks i ka mësuar të mos pijë në gjirin e vdekjes, dhe, me një paralajmërim të përjetshëm, i ka ndërruar emrin nga Ligyrion “ai që lë qumështin amënor”, në Akil, që do të thotë “ujë i shpejtë” që të ikë larg. Dhe Akili vrapon vrapon meshpejtësi, i ndjekur nga faji, që e mundon dhe më në fund e rrëmben dhe bëhet pronar i tij, në të cilin mbijeton vetëm fryma e egërsirës, që ka etje për hakmarrje dhe për gjak njerëzor.

I plagosur në pjesën e tij të brishtë, në thembër, domethënë në burim, ku është edhe shkaku i njollës origjinale, vdes tek dyert e Shee˗ut, sikurse Hektori ia kishte paralajmëruar.

Sipas një legjende tjetër, Akili qe vrarë pabesisht ndërsa kremtonte dasmën e Polisenës, bijës së Priamo˗s, domethënë damari i ujit të ndenjur sepse është i palëvizshëm, i ndalur, nga bolle, emër arkaik i fjalës “polla” (damar uji i ndenjur), dhe “sen”, e penguar për të lëvizur (krh. lat. Sen˗ex, i penguar për të lëvizur), që, prandaj, nuk mund të rrjedhë dhe të ruajë Akilin nga vdekja e pashmangshme.

Përktheu: