Nënshkruhet marrëveshja për mirëmbajtjen e sheshit “Albania” në Romë

551 vjetori i heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu është kujtuar në Romë, në një ceremoni ku u nënshkrua edhe marrëveshja për mirëmbajtjen e sheshit Shqipëria.

Në këtë shesh, që prej vitit 1940 është vendosur monumenti i heroit Gjergj Kastriotit Skënderbeu, realizuar nga skulptori italian Romano Romanelli.

I pranishëm në ceremoni ishte edhe një nga pasardhësit e familjes së Gjergj Kastriotit në Romë, Giulio Kastrioti i cili e sheh historinë e heroit tonë kombëtar si një mundesëi për pozicionimin e Shqipërisë ne Europën e sotme

Giulio Kastrioti Sot figura e Skëndërbeut mund të jetë një figurë kyce që përfaqëson historinë e një populli europian. Kemi jetuar gjithmonë me kujtimin e Skënderbeut, me historinë e tij të treguar nga prindërit e gjyshërit tanë. Në familje kemi një arkiv të figurës së Gjergj Kastriotit e që aktualisht kemi huazuar me shumë dëshirë disa objekte të rëndësishme për hapjen e një ekspozite në muzeun e Leçes. 

Kryetarja e shoqatës së emigrantëve në Itali, Klodiana Cuka ka rrëfyer për Ora Neës se edhe një herë tjetër figura e Skënderbeut shërben si një lidhje bashkëpunimi për emigrantët e të gjithë etnive. Në këtë përvjetor, figura e Skënderbeut shërbeu si një lidhje bashkëpunimi jo vetëm mes Italisë e Shqipërisë por dhe si një figurë ndërkombëtare që bashkon emigrantët e të gjitha etnive në Itali.