Ndryshimet në qeveri, Duma flet për Erjon Braçen

E ftuar në emisionin ”Zonë e Lirë”, deputetja e PD-së, Grida Duma ka komentuar largimet dhe emërimet e reja në qeverinë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama. E pyetur nga moderatori Arjan Çani se kë preferonte midis atyre që ikën dhe atyre që erdhën, Duma komentoi ndryshimet në çdo Ministri.

Duma përzgjodhi si vendimin më të mirë të Ramës emërimin e Erjon Braçes në postin e zv/kryeministrit. Deputetja tha se Braçe përfaqëson një pjesë të palcës së socialistëve dhe problemi i ndryshimeve të Ramës lidhet me faktin se qeveria është mbushur me teknicienë dhe që nuk kanë lidhje me PS-në.

“Braçe përfaqëson një pjesë të palcës së socialistëve. Defekti më i madh i ndryshimeve të Ramës është se është mbushur me teknicien. (Braçe) Është figurë politike më e rëndësishme. Por që e ka përdorur si kapak pusete Braçen, kjo as nuk diskutohet, sepse si zv/kryeministër nuk ka asgjë në dorë”, tha Duma.