Më i pasuri i botës pret në radhë për një hamburger

Bill Gates mund të jetë një nga njerëzit më të pasur në botë, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të presë në radhë për të marrë një hamburger ashtu si të tjerët.

Miliarderi i dashur është fotografuar duke pritur në radhë në Dick’s Drive-In në Seattle gjatë fundjavës. Amerikani me një pasuri prej 95.5 miliardë dollarë, shihet i veshur me një triko të kuqe, pantallona gri dhe këpucë të zeza, ndërsa priste me duart në xhepat për të marrë hamburgerin.

Ushqimi i ka kushtuar miliarderit vetëm 7.68 dollarë në sajë të çmimeve të lira të fast-foodit. Fotoja rastësore e miliarderit u postua në Facebook të martën nga një ish-punonjës i Microsoft, Mike Galos.