Kaja shpëton Arzun dhe e kyç në një shtëpi, ja ç’do ndodhë nesër në “Xhenet”

Xhenet e fal Melisën dhe e përqafon. Ato shkojnë në shtëpinë e Mukadezit. Melisa kërkon falje. Nilgyn ndalon Selimin para se ai të denoncojë në polici Xhengizin. Selim i bërtet Xhengizit për atë që i ka bërë Rëzait. Melisa i thotë Mukadezit se është e lumtur tani që ka një motër.

Ajo thotë se do i tregojë të vërtetën kur Xhenet ta dojë. Arzu dhe Kaja kanë shpëtuar pas hedhjes në greminë. Kaja e çon Arzun në një shtëpi dhe kujdeset për të. Xhenet gatuan dhe darkon së bashku me Melisën, Mukadezin dhe Besten.

Beste nuk e duron dot Melisën pas të gjithë të këqijave që i ka bërë Xhenetit. Orhan shkon në shtëpinë e Mukadezit dhe i bërtet Melisës që ta lërë rehat Xhenetin. Xhenet i tregon Orhanit çfarë ndodhi. Mukadez i thotë Orhanit se Melisa i shpëtoi jetën Xhenetit prandaj ajo ka vend të veçantë.

Arzu nuk mund të dalë nga shtëpia pasi Kaja e ka kyçur. Ai vjen dhe i tregon Arzus se e shpëtoi. Arzu tronditet. Kaja i thotë se ata tani kanë vetëm njëri-tjetrin dhe largohet duke e mbyllur sërish Arzun brenda shtëpisë.

Orhan mendon se Melisa ka ndonjë plan dhe se nuk ka hequr dorë nga Selim. Melisa i tregon se ka ndryshuar. Shërbëtorja lë letrën e Arzus në dhomën e Melisës.

Arzu thyen xhamin e shtëpisë ku e ka kyçur Kaja dhe kërkon ndihmën e një peshkatari. Ai shkon ta ndihmojë Arzun. Ajo i kërkon telefonin. Kaja vjen dhe i gjuan peshkatarit. Ai prangos Arzun në makinë./revistawho