Interi parakalon Chelsea-n për mesfushorin e Cagliarit

Inter mbetet në konkurrencë me Napolin për të marrë shërbimet e Nicolo Barella, i cili ka përjashtuar kalimin te Chelsea në Londër.

Beppe Marotta dhe Ausilio e kanë vënë si prioritet talentin italian, i cili është në pronësi të Cagliarit dhe ka kontratë deri në qershor të vitit 2022. Në Itali kanë bërë me dije se drejtuesit zikaltër janë hedhur menjëherë në sulm për të siguruar mesfushorin e talentuar.

Kartoni i lojtarit vlerësohet të jetë në 50 milionë euro. Një ofertë të tillë që mund ta siguronte edhe Chelsea e Napoli, por në këtë drejtim është favorizuar Interi, të cilët do ta sigurojnë për 40 milionë euro e 10 të tjera në formën e bonuseve.

Cagliari është hedhur pas mesfushorit të Boca Juniors, Nahitan Nandez, kartoni i të cilit vlerësohet të jetë 18 milionë dollarë plus taksat.