Hetimi i UEFA-s ndaj Luftëtarit, ja si përgjigjet Duka

Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar sot  një workshop ndërkombëtar me titull: “Sports law and arbitration: a practical perspective on selected legal issues” (E Drejta Sportive dhe Arbitrazhi: një vështirim praktik mbi çështje të përzgjedhura ligjore).

Para fillimit të eventit, presidenti i Federatës, Armando Duka, është pyetur  nga mediat për hetimin që UEFA ka nisur për Luftëtarin, mbi ndeshjet e trukuara që ka luajtur gjatë kësaj vere për Europa Ligë.

Ai ka thënë: “Nuk e di a ka një hetim në lidhje me Luftëtarin, por është normale. Për sa kohë ka aktivitet sportiv, çdo klub apo individ edhe mund të hetohet, edhe mund të dyshohet”.