Filmat frymëzues që duhet të shohë çdo sipërmarrës

Një sipërmarrës i ngarkuar me punë, duhet të gjejë kohë për të pushuar e relaksuar. Qoftë dhe për dy orë e gjysmë, pa e lënë punën të ndërhyjë. Ne të gjithë meritojmë një mundësi për t’u frymëzuar e për t’u rimbushur me energji. Për mua funksionojnë filmat dhe historitë personale të njerëzve të suksesshëm. Gjej atë që funksionon më mirë për ty. Ndërkohë këto janë disa sugjerime filmash që vërtet ja vlejnë të shihen.

“RBG”

RBG është një dokumentar i vitit 2018 për jetën dhe karrierën. Personazhi kryesor është Ginsburg dhe ju mësoni më shumë për të, madje do të shihni dhe pjesë nga trajnimi me instruktorin e saj personal, që është diçka fenomenale. Një film që flet për jetën e Ruth, një avokate e fuqishme e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore, dhe influencës e së ëmës. Mesazhet e këtij filmi lidhen me miqësine dhe respektin, diçka që rrallë ndodh me kolegun e punës.

“Hidden Figures”

Filmi është publikuar në vitin 2016 dhe flet për historinë e suksesit të një femre amerikano-afrikane, matematiciene e cila punoi për NASA. Një film që na bën të kuptojmë se duhet ta rrethojmë veten me mendjet më të ndritura.

“The Post”

The post, një film që ju mëson më shumë rreth punës së një gazetari dhe fuqisë për të ruajtur pushtetin. Këshillë nga sipërmarrësit: Bëjeni leximin e gazetave pjesë të rutinës suaj, sepse të jesh i informuar është gjithmonë mirë.

“Queen of Katwe”

Jeta e një vajze nga Uganda e cila kalon pengesa të shumta për t’u bërë një kampione shahu. Penny, e cila është gjithmonë gati për lojë, çfarëdo qoftë ajo, mëson shah dhe merr dhuratë një tabelë shahu për ditëlindje. Një film i tillë mund t’ju bëjë të kujtoni fëmijërinë.

“Mulan”

“Mulan”, një film i animuar por frymëzues. Jo vetëm për fëmijët, por dhe për ju.  Mulan është e jashtëzakonshme, ajo është një luftëtare. Përralla e një vajze kineze, e cila shkon në luftë për të shpëtuar të atin nga detyra, është për vajzat dhe djemtë që janë lodhur me princeshat e Disney. E kush nuk do të ndihet si luftëtar gjatë ditëve të punës?