Buffon: Juve favorite në Champions, do më pëlqente të luaja me Ronaldon

Në një intervistë të dhënë së fundmi për gazetën spanjolle “Marca”, Gianluigi Buffon është rikthyer që të flasë edhe për Juventusin dhe ambiciet e bardhezinjve për një sukses të mundshëm në Champions League. Largimi i portierit të njohur italian u shoqërua me afrimin e Ronaldos, një fakt që sipas tij ka shtuar shanset që skuadra e Allegrit të jetë edhe më e frikshme.

“Juventus është një kandidate e madhe për të fituar Championsin së bashku me Real Madrid. Juventus është më i fortë, ka qenë gjithmonë e fortë në 4-5 sezonet e fundit. Këtë sezon është më shumë sepse ka vlerë një futbollistë të madh.

Ronaldo është bashkuar me mekanizmin e një ekipi shumë solid, ndoshta ka munguar vetëm një peshë e rëndë. Juventus ka të njëjtat vlera si Real Madrid, Barcelona dhe City, por në Champions asnjë nuk ka garanci se e ka të fituar. Sa i përket afrimit të Cr7 nuk habitem aspak që nisi një aventurë të re. Ai shkoi të Juvja, ndërkohë që unë u largova. Sigurisht do të ishte bukur të luaja me një kampion si ai.

Krahasimi me PSG? Skuadra franceze nuk mund të ketë historinë e Juventusit apo të ekipeve të tjera të mëdha. Gjithsesi mendoj se ka të tashmen dhe të ardhmen dhe mendoj se do të bëhet një skuadër e rëndësishme. Shoh një ekip me shumë entuziazëm”, deklaroi Buffon në intervistën për të përditshmen spanjolle. /Koha Jone/