“Bëmat e vetëdorëzimit”, Manjani: Opinioni ushqehet me telenovela

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani iu është bashkuar reagimeve pas ngjarjeve që kanë ndodhur në vend, që nga vetëdorëzimi i Klement Balilit dhe grabitjeve që kanë ndodhur në disa rrethe.

Përmes një postimi në “Facebook” Manjani tha se këto ngjarje janë tregues i krizës së thellë ekonomike.

REAGIMI I Ylli MANJANIT

Ndërkohë që opinioni publik ushqehet me histori e bëma “vetdorëzimi”, grabitës e hajdutë, veç e veç e të grupuar po bëjnë kërdinë!!!

Banka, pika karburantesh, kambistë, llotari e kudo ku ende mblidhet para shfaqen grabitës.
Këto ngjarje nuk janë çështje “vesi”, por tregues i krizës së thellë EKONOMIKE!
Ndërkohë opinioni vijon të ushqehet me telenovela e lajme rozë….