Bayerni e nis frikshëm fazën e dytë, mund me lehtësi Hoffenheim (VIDEO)

Bayern Munich e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme fazën e dytë të Bundesligës. Skuadra e Niko Kovac ka fituar pa shumë vështirësi 3-1 në transfertë ndaj Hoffenheim.

Bavarezët ishin dominues në 45 minutat e para duke humbur disa mundësi shumë të mira përballë portierit Bauer. Leon Gorezka ishte heroi i Bayernit në pjesën e parë duke shënuar dy gola në 10 minutat e fundit.

Në fraksionin e dytë, vendasit ngushtuan shifrat me Schultz, duke ngjallur shpresat për të kthyer rezultatin. 3 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Lewandowski i vendosi vulën ndeshjes duke realizuar pas një aksioni fantastik.

Bayerni me këtë fitore ngjitet në kuotën e 39 pikëve, 3 më pak se Dortmundi që ka dhe një ndeshje më shumë për të luajtur. /Koha Jone/