VIDEO LIVE. Intervista e Presidentit Meta në emisionin “Të paekspozuarit”

Presidenti Ilir Meta është i ftuar sonte në studion e gazetarit Ylli Rakipi në televizionin “News 24”.

I pyetur për akuzat e kreut të qeverisë, Edi Rama, Presidentit Meta tha se në çdo rast ka mbrojtur Kushtetutën.

“Qytetarët duhet të jenë të qetë, pasi çdo akt i Presidentit ka qenë dhe është në respekt të Kushtetutës dhe të mbrojtjes së interesit kombëtar”,- tha Presidenti Meta.

Kreu i shtetit pritet të flasë për çështjen e dekretit të ministrit të Jashtëm, si dhe për raportet e tensionuara mes institucionit të Presidentit dhe Kryeministrit.