Supriza, Madonna në Eurovision 2019

Në vitin 2016, në skenën e Eurovizion performoi Justin Timberlake dhe këtë vit, televizoni izraelit “Kan” që do të transmetojë festivalin e “Eurovision”, ka si qëllim të sjellë një shfaqje sa më të suksesshme. Sipas mediave izraelite, Madonna është në negociata me “Kan” prej disa muajsh. Pavarësisht faktit se Madonna pranoi të performonte në “Eurovision 2019” që këtë vit pritet të zhvillohet në Tel Aviv, kushtet financiare kanë qenë një pengesë që kjo kontratë të nënshkruhej.