Stresi nga burgu falenderon fansat që i japin jetë vargjeve të nënës

Reperi Stresi krijoi një ndër këngët më të bukura të vitit 2018, të cilat do të mbeten në mendjen e publikut për një kohë të gjatë.

Ai ka treguar se fansat janë frymëzuar nga vargjet e tij për ti bërë dedikime nënës së tyre. Edhe pse ndodhet pas hekurave, Stresi ka gjetur momentin që të hyjë në rrjete sociale dhe të tregojë tatuazhin e një fansi në kraharorin e djathtë.

“Flm juve që po i boni këto vargje të kenë jetë gjithmonë”, shkruajti reperi.

Prej datës 17 tetor të këtij viti, Stresi vijon të mbetet në qelitë e paraburgimit. Ai akuzohet për “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe të municioneve” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.