Shkëlqen Liridon Latifi, shënon golin e nderit për hungarezët

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Liridon Latifi në një ndeshje miqësore të zhvilluar së fundit kundër Bazelit ka treguar klasin e tij. Edhe  pse skuadra e Latifit, Akademia Pushkash u mund  me Bazelin në shifrat 2-1,  shqiptari la gjurmë tek hungarezët duke shënuar golin e nderit.

Trajneri i skuadrës holandeze e hodhi në fushë Latifin gjatë pjesës së dytë, ndërsa në minutat e fundit të sfidës, mesfushori lëshoi një perlë nga goditja e dënimit duke mposhtur portierin kundërshtar. Me këtë paraqitje fantastike, ish-futbollisti i skuadrës korçare shpreson të këtë më shumë minuta në këmbë tek skuadra hungareze.