Rama ministër i Jashtëm? Kryemadhi: Do e dekretoja

E ftuar në studion e Open, këtë të enjte është kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila po flet për ngjarjet e fundit politike. E pyetur për dekretin e Presidentit Meta për emërimin e Kryeministrit Edi Rama si Ministër i Jashtëm, u shpreh se në kushtetutë nuk thuhet se një kryeministër nuk mund të mbajë një post ministror.

Ajo deklaroi se nëse ajo do të ishte në vend të Presidenti Meta, do ta dekretonte Ramën në këtë post. Kryemadhi sqaron se do ta bënte një gjë të tillë, pasi siç shprehet ajo do të shikonte një reaksion brenda PS, pasi përveçse Braçes dhe Majkos, partia që sot qeveris vendin do të mbetet e papërfaqësuar.

Siç thotë Kryemadhi, ajo ndryshon me Metën, pasi nëse ajo është më e drejtpërdrejtë, Presidenti zbaton me përpikmëri ligjin.