Radio gjermane DW: Serbia ngrihet në këmbë, po vjen Putini!

Serbët e shohin Putinin si shpresën më të madhe që Kosova të mbetet në Serbi, ose të paktën çështje e pazgjidhur. Vladimir Vladimiroviçi po përpiqet që Rusinë e tij nën sanksione ta lidhë sa më fort me vendet e tjera.    

Gazetat bulevardeske në Serbi kaherë janë duke numëruar forcat speciale ruse që kanë ardhur në Beograd për të siguruar presidentin e tyre nga persona të pandërgjegjshëm të popullit vëlla. Sipas llogarive të deritanishme, në Serbi kanë ardhur deri tani rreth 250 forca speciale ruse, ndërkohë që do të angazhohen edhe rreth 7000 policë serbë. Të enjten (17.01) qyteti do të bllokohet pothuajse në tërësi për qarkullim normal të automjeteve.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të nderohet me një medalje të posaçme ruse, të cilën e kanë marrë më parë shumë pak personalitete serbe. I fundit ka qenë Nikola Pashiq, para rreth 100 vitesh. Vuçiqi është jashtëzakonisht i lumtur për këtë nderim.

Organizatat (jo)qeveritare

Vladimir Vladimiroviç mund të shetisë në qytet pa pikë frike se mund t’i ndodhë diçka. Ai do të vizitojë edhe kishën e madhe Sveti Sava. Dhe me siguri që do të shoqërohet nga një pritje madhështore e simpatizantëve të Rusisë dhe presidentit Vuçiq. Partia e Vuçiqit, SNS, pohon se ajo nuk është marrë me organizime të ceremonive me rastin e vizitës së Putinit. Por në qendër të Beogradit – prej pallatit Albanija e deri tek Kisha Sveti Sava, do të mblidhen dhjetëra mijëra simpatizantë të Putinit dhe të pushtetit. Thuhet se tubimet janë organizuar nga organizata joqeveritare dhe qytetarë. Por është e qartë se ata janë të afërt me pushtetin aktual. Ndërkohë që Vuçiqi po përpiqet ta paraqesë këtë pritje si një festim të madh të popullit. Ka dhe të tillë madje që thonë se ky do të jetë nëj lloj “kundër-miting” i partisë në pushtet, si kundërpërgjigje ndaj demonstratave të opozitës kundër presidentit Vuçiq. Në internet po flitet madje edhe për pagesat me para për ardhjen në Beograd dhe pritjen madhështore të Putinit. Por këto të dhëna nuk janë konfirmuar.

Presidenti Vuçiq ka zbuluar këto ditë edhe disa detaje nga darka e përbashkët e fundit me Putinin, duke bërë të ditur se Vladimir Vladimiroviçi me dëshirë luan piano dhe e puth ikonën serbe që ia ka dhuruar ai. Me sjelljen e tij, Putini ia ka ngritur kuotat Vuçiqit tek populli serb. Po çfarë fiton Putini me këtë vizitë dhe spektakël?

Boris Varga, analist politik, thotë se në studimet e fundit thuhet se shumica ruse mendon, që Putini është fajtor për gjendjen e keqe ekonomike në Rusi. “Ndaj Vladimir Vladimiroviçi ka nevojë për një sinjal pozitiv në ndonjë vend tjetër, i cili nuk është ndonjë republikë bananesh e ish-Bashkimit Sovjetik, pra nga një vend i cili është kandidat për anëtarësim në BE, por që e respekton dhe mbështet Putinin. E ky vend është Serbia“.

Russland Wladimir Putin und Aleksandar Vucic Serbien (picture-alliance/dpa/Sputnik/M. Klimentyev)

Çfarë sjell me vete Putini?

Boris Varga mendon se aktualisht nuk ka asnjë projekt rus, i cili Serbisë t’i sjellë ndonjë dobi tepër të madhe. „Putini mbase do të sjellë vetëm investime indirekte, sepse Rusia është në krizë dhe nën sanksione”, thotë ai.

Por në Beograd do të nënshkruhen 21 marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshjet kanë të bëjnë me bashkëpunimin mes universiteteve, përdorimin e energjisë atomike, hekurudhave etj. Një prej tyre megjithatë duhet veçuar: Planin për konsultime mes Ministrive të Jashtme të Rusisë dhe Serbisë, për periudhën 2019/2020., të cilin do ta nënshkruajnë ministrat e Jashtëm Sergej Lavrov dhe Ivica Daçiq. Kjo siguron që Serbia në asnjë mënyrë nuk mund të fusë sanksione ndaj Rusisë gjatë këtyre  dy viteve. Drejtori i fonacionit Heinrich Böll në Beograd, Simon Ilse, thotë se kapitulli 31 në negociatat për anëtarësim në BE parashikon një politikë të përbashkët të jashtme. Ky kapitull e detyron Serbinë pra që t’i pranojë sanksionet kundër Rusisë. Ndryshe nuk ka anëtarësim në BE. “Serbia mund të anëtarësohet vetëm nëse i respekton sanksionet e futura nga BE kundër Rusisë për shkak të aneksimit të Krimesë“.

Vuçiqi lidhur me këtë thotë se BE nuk e di as vetë se kur do të hapet ky kapitull. Kjo do të thotë se Vuçiqi do të reagojë kur të jetë e domosdoshme. E deri atëherë, do të vazhdohet me lojën sipas linjës ruse. Një problem tjetër në negociatat për anëtarësim në BE do të jetë edhe raporti i Serbisë me Unionin Euroaziatik, të udhëhequr nga Rusia.

Interesat nacionale

Shumëkush në Serbi e sheh Putinin si shpresën më të madhe për politikën serbe ndaj Kosovës. Ndërkohë që Vladimir Vladimiroviçi po përpiqet të lidhë gjithnjë e më shumë për vete shtetin e vetëm rusofil në këtë pjesë të botës – sipas mundësisë me sa më pak investime. Moska është mjeshtre për gjëra të tilla – që nga pak punë të bëjë një gjë të madhe. Të gjitha dhuratat e premtuara, prej avionëve të dërguar e deri tek tanket e premtuara, janë paguar paraprakisht. Gazi rus është në Serbi më i shtrenjtë se në Gjermani. Ndërkohë që premtimet për kalimin e gazsjellësve nëpër territorin e Serbisë ende janë vetëm premtime.

Putini me siguri që do të kënaqet me pritjen e ngrohtë në Beograd. Por ai është një lojtar shumë i mirë shahu. Përveç sanksioneve ndaj Rusisë dhe neutralitetit ushtarak të Serbisë, ai është i interesuar që të punësuarit në qendrën humanitare ruse në Nish të kenë status diplomatik. Pra që humanistët rusë të kenë statusin e njëjtë si edhe personeli i NATO-s, i cili në Serbi konsiderohet i paprekshëm. Putini ka punuar edhe vet në shërbimet sekrete dhe e di rëndësinë e mbështetjes diplomatike, nëse paraqitet nevoja. Mbetet të shihet nëse do t’i plotësohet edhe kjo dëshirë.

Kronikë nga Express (Kosovë)

Dy gjëra në të cilat Serbia dhe Rusia do të bashkëpunojnë në të ardhmen janë: Bashkëpunimi në përdorimin e energjisë bërthamore, si dhe bashkëpunimi në fushën e kërkimit dhe përdorimit të hapësirës kozmike për qëllime paqësore midis Qeverisë së Serbisë dhe Roskosmos.

Gjithashtu, është planifikuar të nënshkruhet një deklaratë e përbashkët për ndërtimin e një qendre rajonale të teknologjisë bërthamore në territorin e Serbisë.

Lista e plotë e dokumenteve që do të nënshkruhen sot: 

1. Plani i konsultimeve ndërmjet NVM-ve të Serbisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë për 2019-2020.

2. Marrëveshje për bashkëpunim në fushën e përdorimit të energjisë bërthamore për qëllime paqësore bazuar në teknologjitë e provuara dhe të testuara ndërmjet Qeverisë së Republikës së Sllovenisë dhe Qeverisë

3. Deklaratë e përbashkët për bashkëpunimin në zbatimin e projektit për ndërtimin e një Qendre Rajonale për Teknologji Bërthamore në territorin e Serbisë

4. Marrëveshja Administrative në mes Ministrisë së Punës të Qeverisë së Serbisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Punës dhe Sociale të Federatës Ruse për zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet Serbisë dhe Federatës Ruse për Sigurimet Shoqërore

5. Protokolli mbi Shkëmbimin e Instrumenteve që konfirmojnë Marrëveshjen ndërmjet Federatës Ruse dhe Republikës së Serbisë për Sigurimet Shoqërore

6. Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Punës, Punësimit, veteran dhe Çështjeve Sociale RS dhe Ministria e Punës dhe Mbrojtjes Sociale të RF për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes sociale

7. Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin ruso-serb në fushën e zhvillimit të teknologjisë digjitale

8. Memorandum i Mirëkuptimit në zhvillimin e bashkëpunimit në fushën e kërkimit dhe shfrytëzimit të hapësirës kozmike për qëllime paqësore ndërmjet Qeverisë së Republikës së Sllovenisë dhe “Roskosmos”

9. Memorandumi i qëllimit për mirëmbajtjen e rregullt të infrastrukturës hekurudhore publike

10. Memorandumi i Mirëkuptimit për Inovacionin dhe Zhvillimin Teknologjik ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Fondit “Skolkovo”

11. Memorandum në mirëkuptim të ndërsjellë mes VRS dhe organizata Autonome jo-komerciale, Agjencia për iniciativat strategjike promovimin e projekteve të reja të bashkëpunimit në fushën e inovacionit dhe zhvillimit teknologjik

12. Memorandum mirëkuptimi për zhvillimin e projektit të zgjerimit të kapacitetit të PSG Banatski dvor në mes të Gasprom Export dhe Srbijagas

13. Marrëveshje për bashkëpunim ndërmjet Fondit për investime direkte të Federatës Ruse dhe Agjencisë për Zhvillim Srbija

14 Kontrata në projektimin dhe realizimin e punimeve në ndërtimin e infrastrukturës hekurudhore të Republikës së Sllovenisë dhe ndërtimin e një qendre të unifikuar dërgimit për trenat e menaxhimit të trafikut në RS në mes të “infrastrukturës së hekurudhave të Serbisë” sh.a. dhe RŽD Internacional doo

15. Memorandum e Bashkëpunimit në fushën e industrisë së gazit në drejtim të realizimit të projekteve të përbashkëta në fushën e prodhimit dhe të infrastrukturës të shpërndarjes tubacionit dhe gazit të lëngshëm natyror

16. Memorandum për bashkëpunimin Serbi-Rusi në fushën e zhvillimit të inovacionit në sektorin e energjisë elektrike midis Qeverisë së RS dhe shoqërisë aksionare “Rosseti”
17. Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Novi Sadit dhe Universitetit Shtetëror të Rusisë për Naftën dhe Gazin “Gubkin”

18. Marrëveshje për bashkëpunimin ndërmjet ZPS “Silovija strojina” dhe “EPS” për rindërtimin e hidrocentralit Đerdap-2

19. Memorandum për bashkëpunim ndërmjet Sberbank Serbia dhe Telekom
20. Memorandum për bashkëpunim strategjik në mes të Universitetit të Beogradit dhe Universitetit të Minierave të Shën Petersburgut – Universiteti i Epërm

21. Memorandum mirëkuptimi për lokalizimin e prodhimit industrial rus në territorin e Republikës së RS ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë të RS dhe Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë

22. Deklaratë e Përbashkët midis Qeverisë së Federatës Ruse dhe Qeverisë së Serbisë mbi Themelimin dhe Kushtet e Aktiviteteve të Qendrave të Informacionit Kulturor

23. Zgjidhja e investimeve për modernizimin e magazinimit të gazit “Banatski Dvor”
24. Memorandumi i Mirëkuptimit për realizimin e projekteve të prodhimit të kombinuar të ngrohjes dhe energjisë në Serbi

25. Memorandumi i Bashkëpunimit midis Universitetit të Beogradit dhe Institutit Shtetëror të Moskës për Marrëdhënie Ndërkombëtare – Universiteti MGIMO

26. Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë dhe Kamazit

* Është planifikuar që në margjinat e vizitës së Presidentit Putin të nënshkruhet dhjetë Memorandume dhe protokoll me kompanitë ruse për të ardhur në Beograd.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/keto-jane-26-marreveshjet-qe-putin-dhe-vuciq-do-t-i-nenshkruajne-sot-ne-beogrd-616782/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright