“Qeni i Sharrit”, i Rusisë në Ballkan

Nga Mero Baze –
Vladimir Putin ka marrë dhuratë një qenë Sharri nga Presidenti serb Vuçiç. Sipas gjasave, Vuçiç ka dash ti tregoj Putinit, se “Qeni I Sharrit”, është simbol I forcës dhe aftësive për kafshim të Serbisë në rajon.

Shanset janë që të shpërthej një debat dhe më I gjerë se aq dhe ta injorojnë simbolikën e Vuçiç. Në Ballkan nuk virtet njeri për atë që është por për atë që duhet të jetë.

Shqiptarët prej kohësh janë angazhuar që Qeni I Sharrit të jetë simbol I tyre. Maqedonasit po ashtu. Biles ata kanë argumente se Aleksandri Madh, të tillë qenë I ka marr me vete në karvanë deri në Indi. Ne kemi dhe dokumentarë rreth “origjinës ilire” të tij. Maqedonasit kanë një skicë që këta qentë kanë shoqëruar Akeksnadrin e Madh. Por me ata e kemi më lehtë, se e nxjerrim Aleksandrin gjysëm shqiptar. Pastaj rasti i Aleksandrit Madh na ndihmon ne, pasi serbët që kanë ardhur në shekullin e gjashtë e kanë gjetur Qenin e Sharrit këtu….

Të tilla argumente mund të dëgjojmë pa fund këto ditë. Sidomoss të mbushura me zemërim për vjedhjene Qenit të Sharrit, pas vjedhjes së Lahutës nga serbët.

Ky detaj ilustron më së miri sa e ngulitur është në Ballkan origjina, edhe kur bëhet fjala për kafshët.

Debati për Qenin e Sharrit po bëhet sikur edhe qentë edhe nejrëzit janë e njëjta kategori, pra sikur janë të dy palët njerëz dhe flitet për origjinën e tyre etnike. Në fakt së paku qentë nuk kanë origjinë etnike. Ata natyrisht që kanë lidhje me gjeografinë dhe kushtet e vendit ku rriten, por nuk mund të themi se ka qenë shqiptar, serb, apo maqedonas, por qenë që riten në Shqipëri, Serbi apo Maqedoni. Fjala vjen “qen serb” nuk ka kuptim pozitiv kurrë. Përdoret zakonishtë kur dëshiron të shash serbët. Ky është ratsi I parë që një qen serb lakmohet nga të gjitha palët.

Dhe kjo tegon esencën e konfliktit në ballkan, nevojën që edhe qentë ti ndajmë sipas entisë. Serbia këtu është vërtet shembull.

Por Vladimir Putini, nuk është në Serbi për të bërë debat mbi origjinën e qenit të Sharrit. Ai në fakt është aty, për ti dhënë një dorë fuqisë së Rusisë në Ballkan, dhe ti jap zemër klasës poltke serbe, që të refuzoj Perëndimin duke e shkëmbyer me Rusinë.

Jozif Broz Tito në vitin 1948 u bë lider I pare komunistë që refuzoi Rusinë, dhe krijoi një Jugosllavi të pavarur nga Moska, duke bashkëpunuar me Perëndimin. Ai ishte I pari që refuzoi Stalinin dhe diktatin e tij sovjetik mbi Ballkanin. Ne ishim të fundit që u ndamë nga Stalini 40 vjet pasi kish vdekur.

Tashmë Aleksandër Vuçiç është presidenti serb, që preferon të jetë “Qeni I Sharrit”, I Rusisë në Ballkan. Shqipëria është ndërkohë vendi më proamerikan dhe më antirus në rajon. Diferenca është dramatike dhe bazë e një ndarje të madhe në Ballkan, që duket se nuk mbushet lehtë.

Por ujërat janë turbulluar pas zërave se pas planit amerikan për Marrëveshjen shqiptaro serbe, bazuar tek ndryshimi I kufijve, ka dhe një dakordësi ruse.

Por për çudi për këtë nuk ka debat. Debati I vetëm është pse na ka vjedh Serbia “Qenin e Sharrit” dhe ja ka bërë dhuratë Putinit si qenë me origjinë serbe.

Kjo ndoshta mund të detyroj Hashim Thaçin që kur ta takoj Presidentit Trump për Marrëveshjen, ti bëj një dhuratë simbolike për ta eklipsuar vjedhjen e “Qenit të Sharrit”. Ti çoj p.sh., një kafaz bosh dhe ti thotë na e vodhi Putini qenin dhe tani ska kush na mbron. Vetëm kështu Presidenti Trump mund të kthjellohet dhe të kuptoj se këtu lufta është gati dhe për një qen, e jo më për tokë.
TemA