Putin mbërrin në Beograd, e pret Vuçiç

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka mbërritur në Serbi.

Kreu i Kremlinit u prit në aeroportin e Beogradit nga Presidenti Aleksandër Vuçiç.

Vizita e Putin zhvillohet në një situatë të nxehtë në Ballkan, ku po diskutohet ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe taksa e vendosur nga Kosova.

Një ditë më parë, Putin tha se politika e SHBA është një faktor destabilizues, ndërsa zgjerimi i NATO-s sipas tij është një strategji shkatërruese.