Protesta, Berisha: Policia shoqëron studentin në komisariat dhe i bën presion

Ish-kryeministri Sali Berisha, të enjten, ka zbuluar rastin e një studenti të Fakultetit Juridik në UT që është shoqëruar nga policia në Komisariatin Nr.1, duke i bërë presion për t’u tërhequr nga protesta.

Denoncimi është bërë nga i ati, i cili tregon se uniformat blu në orën 15:00 kanë shoqëruar në komisariat djalin e tij dhe i është bërë presion për t’u tërhequr nga protesta edhe pse prej 2 muajsh i është bashkuar asaj si shumë bashkëmoshatarë të tjerë.

Aleksandër Nela është student në vitin e dytë Master në Juridik.

Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”

Ndal terrorit policor ndaj studenteve greviste!

Prindi dixhital denoncon presionin policesk te Edi Rames ndaj te birit student grevist. sb

Doktor pershendetje jam Baftjar Nela me kane thirre djalin tim Aleksandrin ne oren 15:00 te Komisariati i Policise Nr. 1, per ti bere presion pasi ka dy muaj qe merr pjese rregullisht ne proteste edhe pse eshte student ne vitin e 2 master ne juridik.

Botoje pa problem.