Nesho: Ja pse e sulmoi Rama VOA-n!

Diplomati i njohur Agim Nesho i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se Zëri i Amerikës goditi qeverinë atje ku vlerësohej se kishte një reformë, siç është ajo e punësimeve në administratën civile.

NeshoPër herë të parë, Zëri i Amerikës e sulmon atje ku Shqipëria quhej se kishte bërë një reformë në administratën civile që këtu shteti kishte ndryshuar. Gjithë raportet e BE-së e nënvizonin këtë. Në këtë kuptim është një reagim i drejtpërdrejt. E para, Zëri i Amerikës nuk të sulmon kot pa pasur fakte. 

Ajo financohet nga Departamenti i Shtetit dhe ka një mision që janë vlerat e demokracisë. Kompleksi është që Rama e shikon që gjithë Rilindja e tij po fillon e shkatërrohet. 

Ai doli përpara kandidatit për presidentit të SHBA-ve dhe tha se ky është turpi i civilizimit. Unë mendoj se Rama ka disa garanci në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai u ka shërbyer atyre dhe këta e tolerojnë.