MOVIOLA/ Mungon një penallti për Milanin, i dyshimtë dhe rasti i Zapata-s

Finalja e Superkupës mes Juventusit dhe Milanit u shoqërua me polemika të shumta nga kuqezinjtë, të cilët kërkuan një penallti në minutat e fundit të ndeshjes. Ish-gjyqtari Graziani Cesari është shprehur se arbitri Banti gaboi në këtë moment pasi nuk pa pamjet në VAR.

“Kam mbetur i befasuar nga Banti, kur vendosi të mos kalojë në VAR ndërhyrjen e Emre Can ndaj Contit, pasi ishte në një moment kyç të ndeshjes dhe mund ta ndryshonte rrjedhën e lojës.

Kartoni i kuq ndaj Kessie ishte tërësisht i merituar, por faulli i tij ishte i njëjtë me atë të Matuidi, i cili u injorua nga Banti. Edhe ndërhyrjen e Emre Can ndaj Contit e shoh si penallti të pastër, pasi mesfushori i Juves nuk prek topin për asnjë moment dhe bën faull të shkujdesur në rrëshqitje”.

Ish-arbitri italian ndërkohë u ndal edhe te prekja me dorë e Zapata-s në pjesën e parë, një rast që sipas tij varej nga arbitri edhe mund të ishte akorduar, por ai vendosi ta vazhdonte lojën për shkak se distanca ishte e vogël.