Ministrat e rinj betohen sot te Presidenti

Emrat e rinj të kabinetit qeveritar do të betohen sot në Presidencë. Ceremonia do të zhvillohet në orën 14:15.

Nuk dihet nëse në këtë ceremoni do të marrë pjesë kryeministri Rama për shkak të konfliktit të hapur me presidentin Meta pas mosdekretimit të Gent Cakaj si minsitër të Jashtëm.

Anëtarët e rinj të kabinetit që do të betohen tek Presidenti

1-Erion Braçe, Zëvendëskryeministër

2- Besa Shahini, Ministre e Arsimit

3-Anila Denaj, Ministrja e Financave

4- Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

5-Elva Margariti, Ministre e Kulturës

6- Elisa Spiropali, Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

7- Eduard Shalsi, Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

8-Blendi Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural