Meta përkujton vdekjen e Skënderbeut: Shqiptari më i gjallë ndër shqiptarë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka përkujtuar vdekjen e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Meta shkruan se kombi ynë në çdo 17 Janar përulet me krenari dhe mirënjohje të thellë para kujtimit dhe veprës së përjetshme të Heroit tonë Kombëtar.

Postimi i Presidentit Meta:

Në çdo 17 Janar, kombi ynë përulet me krenari dhe mirënjohje të thellë para kujtimit dhe veprës së përjetshme të Heroit tonë Kombëtar, shqiptarit më të gjallë ndër shqiptarë, Gjergj Kastriotit Skënderbeut.