Meta: E vetmja zgjidhje e qëndrueshme, mosndryshimi i kufijve në Ballkan

Presidenti Ilir Meta në studion e gazetarit Ylli Rakipi në televizionin “News 24” ka folur sot dhe për idenë e ndryshimit të Kufijve në Ballkan.

Presidenti Meta u shpreh se ide të tilla janë të rrezikshme dhe sjellin pasoja për interesat kombëtare të shqiptarëve në gjithë rajonin.

Meta tha se Bushatin nuk ka pranuar dekretin për Cakajn, pasi ajo është një detyrë shumë e rëndësishme dhe nuk mund të lihej pa titullar.

PJESW NGA DEKLARATAT

Kam dëgjuar disa spekulime për ministrin e jashtëm edhe për Xhafaj. Së pari ai ka bërë dorëheqjen dhe e ka bërë publike. Rastin e Bushatit, nuk e kam dekretuar se ministri ka përgjegjësi kushtetuese, Nuk mund ta lë ministrinë në dorë të një zv/ministrin. Marrëdhëniet tona nuk kanë qenë shumë konstruktive, pavarësisht se sjelljet e mia kanë qenë konstruktive. Nuk mund të japë një përgjigje një njeri që nuk ka asnjë përgjegjësi kushtetuese. Kjo është e gjitha dhe nuk ka asnjë arsye tjetër. Sa për mos shkarkimin e Bushatit po jap një shembull, e zëmë se një kryeministër i papërgjegjshmet kërkon shkarkimin e ministrit Ylli Rakipi, dhe ministri vjen tek unë dhe më thotë që unë skam shkelur as sigurinë kombëtare, nuk shkarkohem as për korrupsion por nuk kam zbatuar porosinë e kryeministrit fjala bie për shitje trojesh, ca do bëj unë ta largoj? Në rastin e Bushatit unë nuk e kam shkarkuar sepse ai është Ministër i jashtëm, dhe nuk doja ta lija përgjegjësinë e vendit në dorë të zv/ministrit. edhe pse marrëdhënia jonë mes meje dhe Bushatit nuk ka qenë e mirë, unë nuk mund të shkelja Kushtetutën.